RSS

KRASNIQI PRITI CANËN

14 Qer
 Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi e ka pritur të hënën në një takim futbollistin e famshëm, Lorik Cana, i cili premtoi se nuk do të ndalet së angazhuari, që më ndikimin e tij të avancojë futbollin e Kosovës.

Në këtë rast, ministri Krasniqi e ka përgëzuar futbollistin e kombëtares shqiptare, Lorik Canën, për sukseset që ka arritur deri tash, duke e quajtur atë si një nga ambasadorët më të mëdhenj të Kosovës. Ai tha se suksesi që ka arritur Cana i ka bërë krenar të gjithë qytetarët e Kosovës.

Me theks të veçantë, Krasniqi në këtë takim ka folur për sfidat që ka sporti kosovar e në veçanti futbolli, ndërsa pohoi se po bëhen të gjitha përpjekjet që të ketë përmirësim të dukshëm.  Më tutje, ministri Krasniqi duke e falënderuar Canën për kontributin që ka dhënë deri tash për Kosovën, si në sport dhe fusha tjera, kërkoi edhe një herë nga ai që ta shfrytëzojë ndikimin e tij, me qëllim të avancimit të sportit të Kosovës.  Kurse futbollisti shqiptar, që aktualisht luan në ekipin turk Galatasaray, Lorik Cana falënderoi ministrin për pritjen dhe gatishmërinë e madhe të treguar për bashkëpunim. Cana foli për format në të cilat mund të koordinohen punët dhe premtoi se nuk do të ndalet së angazhuari, që më ndikimin e tij, të avancojë futbollin e Kosovës.
Përpos sportit, ministri Krasniqi dhe Lorik Cana kanë biseduar edhe për sfera tjera të zhvillimit në Kosovë, sidomos për trashëgiminë kulturore, fushë kjo për të cilën Cana tha se e ka pasion dhe shprehi gatishmërinë që të kontribuojë edhe në këtë drejtim./LajmeSporti.Tk/

Advertisements
 
Lini një koment

Postuar nga më Qershor 14, 2011 te Liga te tjera

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

 
Këtë e pëlqejnë %d blogues: