RSS

NOVARA MUND PADOVAN, UJKANI NË SERIA A

13 Qer

Portieri i kombëtares shqiptare, Samir Ujkani, është ngjitur në Serinë A italiane pasi skuadra e tij Novara fitoi Padovën me rezultatin 2-0.

Pas ndeshjes së parë finale të play-offit e cila përfundoi pa gola, kjo fitore e çon Novaran në shoqërinë e skuadrave elitarë në Itali. Gonzales kaloi në epërsi Novarën me goditje dënimi, pasi Dal Kanto ishte përjashtuar me karton të kuq, ndërsa Ujkani ishte si gjithnjë i gatshëm duke dhënë kontributin e tij me dy pritje shpëtuese përballë lojtarëve kundërshtarë. Në pjesën e dytë, Rigoni shënoi për 2-0, duke mundësuar që Novara të festojë rikthimin në Serinë A pas plot 55 vjetësh.

Festa ishte e merituar në stadiumin “Silvio Piola”, por lajmet e tregut të futbollit tregojnë se e ardhmja e Ujkanit nuk është e sigurt. Sampdoria e kërkon në Serinë B, por ai mbetet lojtar i Palermos dhe Novarës, që posedojnë nga 50 për qind të kartonit të shqiptarit./LajmeSporti.Tk/

 
Lini një koment

Postuar nga më Qershor 13, 2011 te Uncategorized

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

 
Këtë e pëlqejnë %d blogues: