RSS

Di Stefano : Messi punon per skuadren

12 Qer

Legjenda e “klubit mbretëror”, Di Stefano, ka lavdëruar argjentinasin e Barcelonës, Lionel Mesi, derisa ka pranuar se Barcelona është skuadër tejet e organizuar. …

“Lionel Mesi thjeshtë është në një nivel më të lartë se sa të gjithë të tjerët, por veçanërisht më impresionon fakti që përkundër cilësive të jashtëzakonshme individuale, ai, gjithmonë punon për skuadrën. Madje, nuk ngurron ta ndihmojë edhe mbrojtjen kur ka nevojë, kurse në sulm është i jashtëzakonshëm me të dyja këmbët”, ka thënë legjenda e Realit, Di Stefano, për të shtuar: “Barcelona është një klub i organizuar në mënyrë të shkëlqyer, ku pa dyshim më impresionon mesfusha e tyre. Ata janë më shumë se sa vetëm Çavi apo Iniesta”.

Më pas, Di Stefano ka lavdëruar edhe punën e trajnerit të Realit, Hose Murinjo. “Ai punon shumë për të mirën e klubit dhe gjithmonë është i gatshëm ta mbrojë, pa marrë parasysh në pasojat që mund të ketë. Jam i bindur se përshtypja e përgjithshme është pozitive dhe mendoj se të gjithë së bashku duhet t’i rregullojmë gjërat ashtu si duhet, në mënyrë që futbollistët e rinj që vijnë në skuadër të ambientohen lehtë”, ka përfunduar Di Stefano./Lajmesporti.tk/

 
Lini një koment

Postuar nga më 12 Qershor, 2011 te Lajme Nga Bota

 

Lini një koment