RSS

ASGJË E RE, MAQEDONIA SËRISH HUMB

05 Qer

Mbrëmja e cila duheshe të jetë e veçantë për futbollin në Maqedoni, u shndërrua në një dëshprim të rradhës kur është në pyetje përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll.

Përfaqësuesja e Irlandës nga Shkupi udhëtoi me fitoren 2:0 në ndeshjen e parë zyrtare të përfaqësueses së Maqedonisë të zhvilluar në arenën “Filipi i Dytë”. Përkrahja nga tribunat e stadiumit nuk mungoi, megjithatë edhe ajo nuk ishte e mjaftueshme që në fund të përzgjedhurit e trajnerit Mirsad Jonuz ti gëzojnë 30 mijë spektatorët e pranishëm në tribunat e stadiumit.
Ajo që do mbahet mend nga kjo ndeshje është fitorja e irlandezëve dhe dy golat e shënuar nga ana e futbollistit të tyre më të mirë dhe njëherit kapiten i skuadrës, Robi Kin. Vetëm pas 7 minutave lojë Kin arriti që të shënoj në rrjetën e debutuesit Bogatinov, ndërsa golin e dytë e realizoi në  minutën e 37-të falë dhuratës nga ana e mbrojtësit Grnçarov. Maqedonia kishte rast të mirë që të kthehet në lojë në 5 minuta para fundit të pjesës së parë, mirëpo Ivan Triçkovski nuk arriti që të realizoj penaltinë e akorduar nga ana e arbitrit Florian Mejer. Goditja e Triçkovskit përfundoi vetëm në transverzale, ndërsa në pjesën e dytë edhe përkundër tentativave të përfaqësueses maqedone, në fund rrjeta e portierit irlandez, Shej Given mbeti e paprekur. Që nga minuta e parë në këtë ndeshje luajti Muhamed Demiri i cili u zëvendësua në minutën e 71-të nga ana e Dushan Saviçit, ndërsa debutimin e tij në këtë ndeshje e kishte edhe Ferhan Hasani i cili në lojë u inkuadrua në minutën e 10-të, kur zëvendësoi sulmuesin Ilço Naumovski i cili për shkak të një lëndimi ishte i detyruar që të braktis fushën.
Pas kësaj disfate trajneri Jonuz tha se Maqedonia ka humbur të gjitha gjasat për një kualifikim të mundshëm në EURO 2012-të. Sipas tij për momentin këto janë forcat e përfaqësueses së Maqedonisë dhe se nuk ka asnjë vërejtje tek futbollistët që u paraqitën në këtë ndeshje. Ai tha se kjo gjeneratë është e ardhmja e futbollit maqedon dhe se duhet llogaritur në futbollistët si Ferhan Hasani i cili kishte një debutim të denjtë për përfaqësuesen A të Maqedonisë.
Lidhur me pyetjen e gazetarëve, nëse mund të pritet dorëheqja e tij, Jonuz u përgjigj:
“Do të flej sonte mirë dhe më pas do të mendoj. Do të mendoj edhe atë shumë mirë dhe nëse është e arsyeshme një gjë e tillë, atëherë të njëjtën do e bëj publike pas disa ditësh”.
Pas kësaj disfate Maqedonia renditet në pozitën e parafundit të grupit B, me vetëm katër pikë të tubuara. Kombëtare më e dobët se Maqedonia është vetëm Andora e cila nuk ka tubuar asnjë pikë, ndërsa në anën tjetër Irlanda, Rusia dhe Sllovakia me nga 13 pikë renditen në tre pozitat e para të këtij grupi.

/LajmeSporti.Tk/

 

 
Lini një koment

Postuar nga më 5 Qershor, 2011 te Uncategorized

 

Lini një koment