RSS

LIONI SHKARKON TRAJNERIN PUELL

Drejtuesit e skuadrës së njohur franceze të Lionit kanë njoftuar se janë ndarë me trajnerin e tyre Klod Puell. Edhe pse kontrata e Puell skadonte vitin e ardhshëm, drejtuesit e Lionit kishin vendosur që të mbyllin atë para kohe.

Ky vendim pritet të hapë rrugë për caktimin e drejtorit të akademisë së Lionit, Remi Garde, si personin e ardhshëm në drejtim të ekipit. Puell drejtimin e ekipit e mori në vitin 2008 kur në postin e trajnerit zëvendësoi Alan Perinin, ndërsa ka dështuar të udhëheqë Lionin tek një titull i vetëm gjatë tre viteve të tij në stolin e skuadrës nga “Zherlland”. Sezonin e kaluar Puell udhëhoqi Lionin vetëm deri në pozitën e tretë në tabelë, duke mos mundur që të siguroj një vend për në Ligën e Kampionëve./LajmeSporti.Tk/

 
Lini një koment

Postuar nga më Qershor 21, 2011 te Liga Franceze

 

Salihi në Dinamo Kiev?

Dinamo e Kievit, një nga klubet më të mëdha të Lindjes, i ka bërë një ofertë Rapidit të Vjenës për të marrë sulmuesin shqiptar Hamdi Salihi.

Klubi ukrainas kërkon një zëvendës të Andrey Shevchenko, që duket se do të luajë sezonin e tij të fundit. Sheva gjithsesi ka kaluar disa probleme dëmtimesh dhe drejtuesit kërkojnë të kenë një futbollist në gjendje ta zëvendësojë.

Për Salihin bëhet fjalë për një ofertë nga ato që janë tepër të vështira të refuzohen, duke qenë se Dinamo e Kievit është një nga klubet më të mëdhenj të Evropës Lindore dhe pjesëmarrëse e rregullt në Champions League. Sulmuesi shkodran ka edhe një vit kontratë në Vjenë, por herë pas here ai ka shprehur dëshirën për t’u larguar në një klub më të madh. /LajmeSporti.Tk/

 
Lini një koment

Postuar nga më Qershor 14, 2011 te Liga te tjera

 

M.Ozil refuzon Man.United

Agjenti i Mesut Ozil ka bërë të qartë se klienti i tij nuk do të largohet nga Real Madrid.

Mesfushori gjerman kërkohet nga Man.United që prej daljes në pension të Paul Scholes, por agjenti i tij, Reza Fazeli, thotë se Ozil është shumë i lumtur në Santiago Bernabeu.

“Ne falënderojmë Manchester United për interesimin e tyre, por Ozil është i lumtur në Real Madrid dhe nuk e ka ndërmend të largohet.”përfundoi Fazeli. /LajmeSporti.Tk/

 
Lini një koment

Postuar nga më Qershor 14, 2011 te Premier Divizioni Spanjoll

 

Zendeli dhe Elmazovski mbesin kuqezi

Të dielën në mbrëmje kryesia e KF Shkëndija ka gjetur gjuhë të përbashkët me shumicën e lojtarëve, të cilët kishin kontrata të përfunduara. Bashkëpunimin me kuqezinjtë edhe për një vit e kanë vazhduar Ilir Elmazovski, Suat Zendeli, Vladimir Nikitoviq, ndërsa në rrugë të mirë për të firmosur me kampionët e rinj është edhe sulmuesi serb Igor Pavloviç. 

“Jam marrë vesh me drejtuesit e klubit për ripërtëritjen e kontratës edhe për një vit. Shpresoj se do të vazhdoj të jap më të mirën për Shkëndijën jo vetëm në Ligën e kampionëve, por edhe në ndeshjet e sezonit të ri”, tha mesfushori Ilir Elmazovski, i cili ka merita të mëdha për suksesin historik të kuqezinjve.

“Te Shkëndija do të jem edhe një vit. Me klubin jemi marrë vesh ashtu që nëse kam ndonjë ofertë jashtë vendit të jem i lirë. Kushtet i kam edhe më të mira se sezonin e kaluar dhe nuk pata ndonjë dilemë për të qëndruar në Tetovë. Uroj që me Shkëndijën të bëjmë rezultate të mira edhe në debutimin tonë të parë në Evropë-në Ligën e kampionëve”, u shpreh “gardiani” kuqezi, Suat Zendeli, i cili stinorin e kaluar tregoi një formë të jashtëzakonshme.

Ai që deri më tani nuk e ka vazhduar kontratën me skuadrën tetovare është Ardian Nuhiu, i cili pritet që këtyre ditëve ndoshta të arrijë marrëveshje me kryesinë e klubit. Ditët në vijim pritet që kontrata të reja të nënshkruajnë Nebi Mustafi e Ardian Cuculli./LajmeSporti.Tk/

 
Lini një koment

Postuar nga më Qershor 14, 2011 te Liga te tjera

 

Algjeria i ofroi postin e trajnerit të kombëtares Domenech-ut

Algjeria i ka ofruar postin e trajnerit të kombëtares së futbollit francezit Raymond Domenech.

Një vit pas dështimit me Blues në botërorin e Afrikës së Jugurt 2010, Domenech mund të kthehet në pankinë si zëvendësues i Abdelhak Benchikha që ka dhënë dorëheqjen pas humbjes së Algjerisë 4-0 kundër Marokut në kualifikimet e Kupës së Afrikës 2012.

 

Për Domenech, ajo me Algjerinë do ishte pankina e dytë e një kombëtareje të madhe pas aventurës me Francën./LajmeSporti.Tk/

 
Lini një koment

Postuar nga më Qershor 14, 2011 te Liga te tjera

 

Murray fitoi turneun e Queen’s

Andy Murray ka fituar turneun e Queen’s, prova tradicionale e afrimit me Wimbledon.

Skocezi, numri 4 i botërorit, ka mundur francezin Jo-Wilfried Tsonga me rezultatin 3-6, 7-6 (7/2), 6-4.

 

Finalja, në program dje, ishte shtyrë për sot për shkak të shiut.

Për Murray bëhet fjalë për titullin e dytë të fituar në barin londinez pas asaj në

2009-n./LajmeSporti.Tk/

 
Lini një koment

Postuar nga më Qershor 14, 2011 te Tenis

 

Napoli, 8 milionë euro për Amaurin

Napoli skuadër kjo që në sezonin e ri do të bëj gara në Ligën e Kampionëve, është duke menduar seriozisht që të përforcohet gjatë merkatos se kësaj vere.

Mediat italiane raportojnë se napolitanët janë të interesuar që repartin e sulmit ta forcojnë më sulmuesin brazilian Amaurin.

Braziliani do të ishte përforcim që do të mund t’i kryen punë skuadrës së Napolit. Mësohet se drejtuesit e Napolit, ofrojnë 8 milionë euro për Amaurin, i cili në sezonin e fundit ishte i huazuar të Parma nga Juventusi./LajmeSporti.Tk/

 
Lini një koment

Postuar nga më Qershor 14, 2011 te Liga Italiane

 
 
Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.